Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
1 milionë euro evazion fiskal, sekuestrohen pasuritë e “International Medicare” e Sante Plus
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u vendos sekuestro konservative ndaj të gjitha pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të subjekteve International Medicare shpk dhe Sante Plus Group. Hetimet mbi procedimin penal nr.5022, viti 2024, për veprat penale të parashikuar nga nenet 143/2, 179/3 dhe 180/3 të K. Penal, të kryera në bashkëpunim Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Seksionin e Krimit Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë, nisën pas denoncimit të një shtetasi portugez, C.S. ndaj subjektit International Medicare shpk (ish Sante Plus Group). Ky shtetas pagoi një shumë prej 5200 eurosh për marrjen e tre shërbimeve nga ky spital por doktorët që do të kryenin ndërhyrjet u larguan...