“Turp për drejtësinë ndërkombëtare”, Rama: Shpëtimtarët e Kosovës duhet të dalin para një gjykate të dalë krejt nga shinat

“Turp për drejtësinë ndërkombëtare”, Rama: Shpëtimtarët e Kosovës duhet të dalin para një gjykate të dalë krejt nga shinat

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj gjyqit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. Reagimi i plotë i Ramës:  A nuk është e tmerrshme ta mendosh se shpëtimtarët e një kohe kur vetë ekzistenca e Kosovës ishte në tehun e thikës së gjatë të padrejtësisë historike ndaj shqiptarëve, duhet të paraqiten para një gjykate të dalë krejt nga shinat mbi të cilat u ngrit, për të dëshmuar se lufta për liri nuk është krim, se rebelimi ndaj një diktature nacional-socialiste nuk është faj, se shteti i ri e sovran i Kosovës nuk ka dalë nga barku i një ndërmarrjeje kriminale, po nga gjaku i një ushtrie çlirimtare?!Çfarë turpi për drejtësinë ndërkombëtare dhe edhe më zi për shqipsharësit digjitalë, tifozë të verbuar prej budallakisë kinse patriotike,...