Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Njerëzit njihen në punë”, Balluku prezanton drejtorin e ri të Portit të Durrësit: Ma ngrohu zemrën kur tha po…
belinda balluku TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka prezantuar Liburn Aliun, në postin e drejtorit të ri të Portit të Durrësit, për të cilën shprehu vlerësimet më të larta. Balluku tha se njerëzit njihen në punë, dhe për këtë shkak ajo i ka propozuar Aliut këtë pozicion kaq të rëndësishëm dhe me vlerë strategjike për Shqipërinë. Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës tha se kandidatura e Aliut ka gjetur dhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, pasi sipas saj porti i Durrësit i shërben të gjithë shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, dhe jo vetëm atyre që jetojnë brenda shtetit tonë. “Njerëzit njihen në punë thuhet, dhe unë me Liburnin ashtu jemi njohur, gjatë kohës që kemi qenë kolegë, dhe kemi shërbyer në qeveritë e dy vendeve tona. Në fillim...