Shtyhet seanca në GJKKO, Kryemadhi: Së shpejti do zbardhet skema e famshme e gjuetisë së shtrigave e inicuar nga Yuri Kim

Shtyhet seanca në GJKKO, Kryemadhi: Së shpejti do zbardhet skema e famshme e gjuetisë së shtrigave e inicuar nga Yuri Kim

Pas daljes nga seanca në GJKKO, Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër ndaj procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj saj, familjarëve dhe ish-presidentit Ilir Meta. Ajo e cilësoi situatën si një “skandal të dhimbshëm dhe qesharak”, duke akuzuar sistemin e drejtësisë se po përdoret politikisht. Sipas Kryemadhit, edhe pse hetimi duhej të ishte mbyllur më 27 korrik, prokuroria vazhdon ta zgjatë në mënyrë të padrejtë, duke thirrur dëshmitarë dhe duke dërguar letra porosi. Ajo theksoi se për të, për Metën dhe për nënën e saj, Fatime Kryemadhi, hetimet vazhdojnë ende, çka tregon se ata mbahen në mënyrë të qëllimshme nën hetim paraprak. Kryemadhi deklaroi se i gjithë procesi ka si qëllim mbajtjen e Ilir Metës në burg dhe ushtrimin e presionit ndaj familjes së saj. Ajo foli...