Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Zvarritet çështja Meta-Kryemadhi! SPAK çon prova të reja në Gjykatë, edhe pse hetimet janë mbyllur
ilir meta dhe monika kryemadhi TIRANË- Është shtyrë sërish sot në Gjykatën e Posaçme, seanca paraprake për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të ish-kryetares së LSI-së. Vetë Meta kishte zgjedhur që të mos ishte i pranishëm në seancën e sotme, por u përfaqësua vetëm nga avokati Kujtim Cakrani, i cili dha detaje dhe nga diskutimi i tij me gjyqtaren Irena Gjoka. Sipas Cakranit, edhe pse hetimet për Metën dhe Kryemadhin janë mbyllur që prej muajit Korrik, Prokuroria ka paraqitur në seancë disa prova të reja, që kanë ardhur përmes letërporosive që kishin bërë në SHBA, lidhur me lobimin e pretenduar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Paraqitja e provave të reja nga Prokuroria e Posaçme mund të ndryshojë pozicionin...