Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohen dy vëllezërit në Durrës (EMRAT)

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohen dy vëllezërit në Durrës (EMRAT)

PAMJE NGA ARRESTIMI DURRËS-Dy vëllezër, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, janë arrestuar në Durrës pasi akuzohen se janë pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës. Ergis dhe Arbin Hoxha banues në fshatin Manzë akuzohen nga Gjykata e Breshias për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Policia ka nisur procedurat e nevojshme për të bërë të mundur ekstradimin e të rinjve. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni i koduar “Brothers”, për kapjen e 2 shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Kapen dhe arrestohen me qëllim ekstradimin në Itali, 2 vëllezër të akuzuar nga Gjykata e Breshias, si pjesëtarë të një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, nga strukturat e Drejtorisë...