Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Investime në rrugë dhe sheshe pallatesh. Rajoni nr. 6 vendosi përparësitë e vitit 2026
Procesi i buxhetimit me pjesëmarrje u zhvillua në Rajonin Nr. 6, ku banorët e ardhur në takim patën mundësinë të shprehin kërkesat dhe pritshmëritë e tyre për investimet e ardhshme.Kryetarja e Këshillit të Qarkut, znj. Ermira Urupi, shprehu bindjen se të gjithë banorët pjesëmarrës në takim kanë ardhur për të shprehur kërkesat e tyre në këtë proces kaq të rëndësishëm për Elbasanin, i cili zhvillohet çdo muaj tetor për më shumë se një dekadë. “Unë mendoj se ju keni ardhur edhe për të falenderuar punën që është bërë në Rajonin Nr. 6. Bashkë me mua të gjithë e dini që punohet në të gjithë Shqipërinë, punohet në 7 bashkitë e qarkut, por unë them që më shumë punohet në Bashkinë e Elbasanit. Jam e bindur...