Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
EKSKLUZIVE/ Pacollët hidhen në sulm, padisin në prokurori Valon Llukën, noteren Bona Selimi dhe aksionerin Valdon Ademi
Elton Qyno - Syri.net/ Teksa prokuroria e Tiranës, ka intesifikuar veprimet hetimore për të hedhur dritë mbi përplasjen e aksionerëve të “Vlora International Airport – VIA”, një e papritur e re ka ndodhur mesditën e djeshme, kur në prokurori, ka mbëritur një kallëzim i ri për çështjen në fjalë. Kallëzimi është bërë nga Emin Pacolli, vëllai i biznesmenit të njohur kosovar, Behgjet Pacolli, i cili rezulton të ketë 98 për qind të aksioneve të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Lëvizja juridike e vëllezërve Pacolli, është kryer menjëherë pasi në prokurorinë e Tiranës është paraqitur dhe marë në pyetje, Emin Pacolli. Ndërsa tashmë fletë-thirje, për tu paraqitur dhe pyetur si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes i është dërguar dhe biznesmenit Behgjet Pacolli. Prej gati...