Pamje nga vendi i ngjarjes
VLORË- Një aksidenti tragjik me pasojë vdekjen e një 17-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, ndërkohë që familjarët kanë denoncuar një skandal të rëndë që po ndodh me trupin e të riut. Kur kanë kaluar pothuajse 10 orë nga aksidenti i rëndë, ata nuk kanë mundur dot që të tërheqin trupin e familjarit të tyre, për shkak se mungon mjeku përgjegjës në morg.
“Unë jam gjyshi i djalit, mbrëmë në 12 të natës, trupi ka ardhur në morg, kemi 8 orë që presim mjekun ligjor. Nuk e dimë se çfarë shteti është këtu, janë 30 policë këtu dhe nuk marrin masa që të vijë këtu mjeku dhe prokurori. Makina që e ka përplasur ka qenë me 200 km në orë, nipi im nuk ishte kriminel, ishte duke u kthyer nga puna. Ai që e vrau ha e pi në burg, ndërkohë që mua nuk më japin as trupin e djalit”, shprehet gjyshi i viktimës.
gjyshi i viktimes
Viktima Leandro Shametaj, 17 vjeç, ishte duke u kthyer në banesë me motor, pasi kishte mbaruar turnin e punës i kamarier.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë fatale dhe i mituri ka ndërruar jetë menjëherë. Të njëjtat burime tregojnë se për shkak të goditjes së fortë, trupi i viktimës është dëmtuar rëndë.
Dyshohet se i riu që drejtonte makinën tip Porsche mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit dhe me shpejtësi të lartë.
Sipas njoftimeve zyrtare, mjeti me targë AB737UI, që drejtohej nga Haiti Bajramaj, 32 vjeç, është përplasur me motomjetin me targë CA305, që drejtohej nga Leandro Shametaj, vetëm 17 vjeç.
I riu u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit, Haiti Bajramaj, është shoqëruar nga policia në ambientet e DVP Vlorë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit tragjik./ZËRI
gjyshi
aksidenti
