Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Tentativë spektakolare grabitjeje në Itali, grupi i armatosur sulmon dy furgonët që transportonin para
Një tentativë spektakolare grabitjeje ndodhi në Itali ku një grup i armatosur sulmoi dy furgonë të blinduar që transportonin para, duke shkaktuar panik dhe bllokim të plotë të trafikut. Grabitësit, të pajisur me armë gjysmëautomatike dhe eksplozivë, tentuan të ndalonin automjetet duke hedhur në asfalt gozhda metalike me tre maja dhe duke qëlluar drejt një kamioni cisterne të parkuar anash, i cili duhej të bllokonte rrugën. Plani i tyre, megjithatë, dështoi. Falë reagimit të menjëhershëm të rojeve të sigurisë dhe ndërhyrjes së shpejtë të policisë, autorët u detyruan të largoheshin duarbosh. Sipas dëshmitarëve, gjatë sulmit u dëgjuan të shtëna dhe një shpërthim, ndërsa në vendngjarje u gjetën dhjetëra gozhda metalike, prova e qartë e një operacioni të planifikuar me kujdes. Pas arratisjes, grabitësit u larguan...