nspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD paraqiti të hënën më 27 tetor në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP, kërkesë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj prokurores së Sarandës, Besiana Sadikaj, për shkelje të rregullave e solemniteit të sjelljes në marrëdhëniet me drejtuesin dhe personelin e administratës. Po ashtu, u kërkua caktimi i masës disiplinore vërejtje publike, kërkime që u kundërshtuan nga prokurorja Sadikaj e cili dha shpjegime për rastet për të cilat ngrihen pretendime.
Hetimi disiplinor ndaj prokurores Sadikaj, ka filluar bazuar në ankesat e ish-drejtuesit të prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, i cili shkarkua në gusht nga detyra prej Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për probleme të pasurisë dhe cënimin e besimit. Po ashtu, edhe Sadikaj depozitoi gjashtë ankesa ndaj Llahos, bazuar në të cilat KLP caktoi më parë dy masa disiplinore ndaj tij.
Përfaqësuesja e ILD-së, parashtroi të hënën se prokurorja Sadikaj rezulton se ka kryer veprime në kundërshtim me standartet e etikës, që konsiderohen sjellje të padenja, të pahijshme, pa vetëpërmbajtje, si dhe në shkelje të parimit të garantimit të besimit të publikut tek drejtësia në marrëdhënie me drejtuesin dhe personelin e administratës.
gijotina.com/
ILD kërkon masë disiplinore ndaj prokurores së Sarandës Besiana Sadikaj
