Karamuço: Politikanë të mazhorancës lobojnë me krimin për kreun e SPAK

Karamuço: Politikanë të mazhorancës lobojnë me krimin për kreun e SPAK

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço, gjatë emisionit Top Story, ka deklaruar se një numër i aplikacionit “Sky Ecc” është loguar në një nga institucionet më të rëndësishme të shtetit dhe është përdoru nga një zyrtar i lartë i Qeverisë. Më tej ai shtoi se politikanë të lartë të mazhorancës po lobojnë për kreun e ri të SPAK, me biznesmenë dhe krimin e organizuar, duke u ofruar vota në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Sipas tij, kjo gjë ka shqetësuar ndërkombëtarët, të cilët i kanë dhënë ultimatum Edi Ramës, se nëse kjo gjë ndodh, faturën do e mbajë ai. “Ne kemi një dosje, se ne i marrim vesh dhe nga ndërkombëtarët dhe nga institucionet e tjera që dhe ato ecin me informacion dhe nuk mund ta...