Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Bushati: Po nuk u arratis, SPAK do e diskreditojë Ballukun me vibratorë, tanga dhe dashnorët
Analisti, Andi Bushati ngre pikëpyetje të mëdha se cili është interesi i Edi Rama për të dorëzuar në SPAK, zëvendësen e tij, Belinda Ballukun. Duke folur në Syri Tv, Bushati tha se Balluku nuk është asgjë, krahasuar me tre shtyllat kryesore në të cilat mbështetet Rama për të mbajtur pushtetin, paratë e drogës, vjedhja e zgjedhjeve dhe mediat e kapura kombëtare. Sipas Bushatit, sa kohë që Ramës këto tre shtylla nuk i preken, nuk i intereson se kë dorëzon në radhët e të vetëve. Por faktin që Balluku nuk është thirrur për t’u pyetur në SPAK, Bushati e sheh si një negocim mes prokurorëve të Posaçëm dhe qeverisë. Bushati thotë se në rast se Balluku nuk arratiset, rrezikohet që SPAK ta diskreditojë, duke e hetuar...