Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Tërmeti i fuqishëm godet Turqinë, ende nuk raportohet për viktima
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 u regjistrua mbrëmjen e sotme në Turqi, vetëm 8 kilometra nga Sindirgi dhe 59 kilometra nga Balikesir, kryeqyteti rajonal. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë dhe USGS, tërmeti ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash, në orën 20:48 sipas kohës italiane. Ende nuk ka raportime për viktima. “Pas tërmetit, të cilin e ndjenë edhe provincat përreth, të gjitha ekipet e institucioneve tona filluan menjëherë punën në terren,” tha Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya. Imazhe të publikuara nga agjencia private e lajmeve DHA tregojnë të paktën një ndërtesë të shkatërruar dhe disa të tjera të dëmtuara në Sindirgi. Ky nuk është hera e parë që zona goditet nga lëkundje të fuqishme. Në gusht, një tërmet...