Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Sanksionet e SHBA-së/ Vijnë frytet e para – Gjigandi energjitik rus, Lukoil do të shesë asetet e huaja
Një nga perandoritë më të mëdha industriale të Rusisë do të heqë dorë nga operacionet e saj ndërkombëtare pasi u shënjestrua nga sanksionet e ashpra të SHBA-së, ndërsa Presidenti Donald Trump rrit përpjekjet për të detyruar Kremlinin të përfundojë luftën në Ukrainë. Në një deklaratë të hënën në mbrëmje, gjigandi i energjisë me seli në Moskë, Lukoil, konfirmoi se kishte filluar të kërkonte blerës për sipërmarrjet e tij të huaja. Vendimi, tha ajo, ishte marrë "për shkak të futjes së masave kufizuese kundër Kompanisë dhe degëve të saj nga disa shtete", duke e detyruar atë të njoftonte "qëllimin e saj për të shitur asetet e saj ndërkombëtare". Një ish-ekzekutiv i Lukoil, të cilit iu dha anonimiteti për të folur lirisht, tha se ky veprim mund të rezultojë...