Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Metani raporton në Kuvend: Sistemi gjyqësor përballet me vonesa, mungesë stafit dhe infrastrukture të pamjaftueshme
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, raportoi sot në Kuvend mbi veprimtarinë e institucionit për vitin 2024, duke ngritur alarmin për ngarkesën e madhe të gjyqtarëve, vakancat në sistem dhe vonesat e theksuara në gjykime. Në raportimin e tij, Metani solli të dhëna statistikore sipas të cilave gjatë vitit 2024, ILD ka trajtuar 2854 ankesa, prej të cilave 1374 janë shqyrtuar dhe 54 kanë përfunduar me hetim disiplinor. Janë proceduar gjithsej 11 magjistratë 6 gjyqtarë dhe 5 prokurorë me masa që variojnë nga shkarkimi deri te vërejtja konfidenciale. Sipas tij, problematikat kryesore që prekin sistemin e drejtësisë janë vonesat e gjata në gjykimin e çështjeve dhe mungesa e burimeve njerëzore. “Ngarkesa e magjistratëve në Gjykatën e Tiranës është tepër e lartë. Në vitin 2023,...