“Për çfarë krimi”? Ahmetaj i përgjigjet ‘ftesës’ së Dumanit: Bashkëpunëtor do bëhesh ti kur të të kallëzoj për shpërdorim detyre

altin dumani-Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj i është përgjigjur ‘ftesës’ së kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili e ftoi të bashkëpunojë me drejtësinë. Ahmetaj shprehet se nuk ka kryer asnjë krim, e për rrrjedhojë, nuk ka pse të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë. Madje, Ahmetaj i përgjigjet duke i thënë se rolin e bashkëpunëtorit ia sugjeron vetë Dumanit, pasi ish-numri dy i qeverisë thotë se do ta kallëzojë për shpërdorim detyre. 
“Edhe në teknikën ligjore, bashkëpunëtor i drejtësisë quhet dikush që ka kryer krim, siç ka rëndom altin dumani, disa ‘dumana’ që i ka si bashkëpunëtor. Nuk kam pse të jem bashkëpunëtor se nuk kam kryer asnjë krim. Kryeprok i SPAK i referohet Kuvendit të Shqipërisë, se ‘ai është i ftuar të bashkëpunojë’, se unë jam shembull jo i 2, por 10 standartave. Kjo ishte para, e dyta, unë kam qenë në SPAK dhe Altin Dumani nuk ka guxuar të më bëjë asnjë pyetje. E ka marre me zell e me dhunë çështjen time. Për çfarë jam i mirëpritur? Për të qenë bashkëpunëtor i kujt drejtësie? Për çfarë krimi? Altin Dumani është pronari i dështimit të reformën në drejtësi. Kush është armik i armës, arrestohet duke u terhequr zvarrë në rrugë…I sugjeroj të bëhet vetë bashkëpunëtor me drejtësinë, kur të akuzohet për shpërdorim detyre ndaj meje.”, tha Ahmetaj./ZËRI