Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
INSTAT/ 27 mijë lekë në muaj si shpenzime për fëmijët, ekspertët: Shifra larg realitetit, ndikon te familjet e reja
Të rrisësh një fëmijë në Shqipëri kushton rreth 27 mijë lekë kosto mesatare mujore. Referuar anketës së buxhetit të familjes shqiptare, dy prindër pa fëmijë shpenzojnë mesatarisht 79 mijë lekë ndërsa ata me 1 fëmijë rreth 106 mijë lekë. Duke treguar kështu se një të rrisësh një fëmijë kushton rreth 30 mijë lekë ose afërsisht sa një pagë minimale. Por a përfarojnë këto shifra me realitetin shqiptar? Ndër vite kostot e të rriturit një fëmijë sipas INSTAT janë rritur. 6 vite më parë kjo kosto arrinte në 17 mijë lekë ndërsa pas pandemisë shpenzimet u rritën edhe më tej në 26 mijë lekë në 2022 dhe 27 mijë lekë në 2024. Nga qarku në qark shpenzimet për 1 fëmijë ndryshojnë teksa të rrisësh një fëmijë...