Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Kur kërcënohet deputetja me rrëmbim vajze, nuk është vepër e SPAK”, Noka: Dumani nuk i njeh grupet kriminale, s’e lejon padroni Rama
Pas raportimit të Altin Dumanit, demokrati Flamur Noka u ndal tek veprimet e kreut të SPAK, gjatë fjalës së tij në Kuvend. Noka u shpreh se Dumani merr urdhrat nga kryeministri Edi Rama, ndërsa kreu i SPAK reagoi me habi duke pyetur kolegët “çfarë po thotë”. “Pyetjet u bënë më shumë për qytetarët, jo se prisnim ndonjë përgjigje të saktë, se pak a shumë përgjigjen e dini. Ajo që është për tu shqetësuar është që OSBE-ODIHR tha, u shkel hapur ligji. Dumani nuk e konstaton që është shkelur ligji, për të nuk ka shkelje ligji. Kam nxjerrë video duke shpërndarë leje legalizimi dhe hipoteka, por nuk ka krim se është partia mbi të gjitha. Për Dumanin, kur kërcënohet deputetja me rrëmbim vajze, nuk është vepër...