Berisha lexon mesazhin: Altin Dumani ka bërë një ujdi për 5 milionë euro në lidhje me dosjen e Kreshnik Farrukut nga Manza

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar në sallën e parlamentit me një deklaratë të fortë, duke lexuar publikisht një mesazh që, sipas tij, i është dërguar nga një qytetar dhe që përmban akuza të rënda ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Sipas mesazhit të lexuar nga Berisha, Dumani akuzohet për një ‘ujdi prej 5 milionë eurosh’ në lidhje me dosjen e shtetasit Kreshnik Farruku nga Manza, i cili, sipas mesazhit, është i përfshirë në hetime ndërkombëtare për trafik droge.

‘Së fundmi, meqenëse ia mbathi, se ju u ka në dorë ai të gjithëve, mëkatarë, tani unë do lexoj mesazhin e një qytetari për të,’ tha Berisha, përpara se të lexonte tekstin që përmbante detaje për çështjen në fjalë.

Në mesazhin e publikuar, Berisha u shpreh se, Dumani ka ndërhyrë për të ndikuar në masat e sigurisë ndaj Farrukut, duke ‘manipuluar telefonatat e kriptuara’ dhe duke premtuar që ‘t’i kalojë përgjegjësinë vëllait të tij’.

Gjithashtu, kryedemokrati Sali Berisha lexoi edhe komunikimet që i atribuohen Eriona Daupaj, Ridvan Çela dhe ‘Vladi’, duke pretenduar se ato lidhen me mënyrën sesi është trajtuar çështja dhe me ndërhyrje politike që përmendin edhe emrin e Taulant Ballës.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Së fundmi, meqenëse ia mbathi, se ju u ka në dorë ai të gjithëve, mëkatarë, tani unë do lexoj mesazhin e një qytetari për të.

‘Doktor, mirëmbrëma. Një burim nga prokuroria më informon sonte në lidhje me një çështje në proces hetimi. Altin Dumani ka bërë një ujdi për 5 milionë euro në lidhje me dosjen e shtetasit Kreshnik Farruku nga Manza, Durrës, mik, bashkëpunëtor i Xhevdet Troplinit dhe Elvis Troplinit.

Ky shtetas ka një procedim në shtetin italian për tre episode. Në Savona, në Gjenoa, në Ankona ku janë kapur sasi të mëdha kokaine.

Për këtë fakt ka dhe procedim penal në shtetin italian dhe gjykata e Durrësit i ka vendosur masë sigurimi për ekstradim.

Më pas, Spaku pas 5 milionëshit, ka filluar procedimin për të njëjtat fakte të ndodhura në shtetin italian dhe i vendos masë sigurimi.

Me datën 11.5.2025, Gjykata e Lartë, kundrejt një shume të lartë parash, ia heq masën e arrestit dhe e le me detyrim paraqitje.

Dumani ka premtuar që t’i kalojë përgjegjësinë vëllait të tij duke i manipuluar telefonatat e kriptuara dhe duke ia atribuuar vëllait të tij.

Shuma e ujdisë do konvertohet në gurë të çmuar, diamante.

Personi ku investon të ardhurat Dumani është daja i bashkëshortes, Anton Pango, person me precedent penal’.

Së fundmi, Eriona Daupaj: Do ta çojë për sekuestrim, nuk do i bëjë nder Ballës. Po e çoi për sekuestrim, komplikohet puna se do ia marrin.

Vladi, Toyota Yaris gjithmonë: Mirëmbrëma o shoku, ku e paskan sjellë?

Ridvan Çela: Ka këto ditë, po më pyet, do jetë prapë Balla apo thjesht ti?

Vladi: Okej se flas unë, por të na tregojë mënyrën si do e mbyllë. (Për Ballën e ka fjalën)

Ridvan Çela: Nga Tao, Tao, dhe thotë se i ka në rregull letrat.

Daupaj: Kishte të drejtë ajo bundra.

(Ajo është shoqja e tij, jo bashkëshortja. Mos më bëj ta them emrin këtu. Se ia them emrin, e di unë kush është ajo).

Nuk duhej toleruar që në fillim. Ajo ku do shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë.

Ridvan Çela: Se bundra luan edhe me Taon. (Bundra, e di vetë ti kush është).