Rusia dhe Venezuela kanë hyrë në një partneritet strategjik, që synon të zgjerojë bashkëpunimin e tyre në fushat e energjisë, minierave, transportit dhe sigurisë.
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi marrëveshjen, duke e futur atë në fuqi, raportoi të hënën agjencia shtetërore e lajmeve TASS.
“Marrëveshja i çon marrëdhëniet ruso-venezueliane në një nivel thelbësisht të ri dhe mbulon të gjitha fushat e rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh”, tha Kryetari i Parlamentit rus, Vyacheslav Volodin.
Putin dhe Presidenti Venezuelës Nicolás Maduro ranë dakord të ecin përpara me partneritetin strategjik gjatë vizitës së kreut të shtetit Venezuelës në Moskë në maj.
Qeveria e Maduros në Karakas është aktualisht nën presion të konsiderueshëm nga Uashingtoni.
SHBA-të e akuzojnë presidentin autoritar për përfshirje të drejtpërdrejtë në trafikun e drogës dhe kanë vënë një shpërblim prej 50 milionë dollarësh për kokën e tij.
Prej disa javësh, forcat amerikane në brigjet e Venezuelës kanë sulmuar motoskafe të dyshuara për kontrabandë droge në Shtetet e Bashkuara.
Maduro kohët e fundit paralajmëroi kundër ndërhyrjes së drejtpërdrejtë ushtarake amerikane në vendin e Amerikës së Jugut dhe tha se Trump po sajon një luftë kundër tij.
Krahas Kubës, Nikaraguasë dhe Kinës, Rusia është aleati më i rëndësishëm i Venezuelës./ DPA News.
