Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Greqi, gjendet pistoletë në burgun e Koridhalos në sektorin ku mbahen shqiptarë e turq
Një pistoletë Beretta 9 mm u gjet e fshehur në oborrin e sektorit 5 të burgut të Koridhalos në Greqi. Së bashku me armën ishte edhe një karikator me 8 fishekë. Në këtë sektor ndodhen, ndër të tjerë, anëtarë të grupeve kriminale shqiptare dhe turke, të cilët janë përfshirë në vrasje të ndryshme që kanë ndodhur në Greqi. Zbulimi ka ngritur pyetje të rëndësishme lidhur me mënyrën se si arma arriti të hyjë në burg, si dhe nëse brenda tij ishte planifikuar ndonjë akt i dhunshëm apo i përgjakshëm. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar origjinën e armës dhe për të identifikuar përgjegjësit.