Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Kryepiskopi Joan nga Roma: Vetëm dashuria që buron nga Perëndia mund të bashkojë botën
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, z. Joan, merr pjesë në takimin ndërkombëtar me temë: “Osare la pace”, nga 26-28 tetor 2025, organizuar nga Komuniteti i Sant’Egidio, në Romë. Marrin pjesë personalitete të larta të politikës, presidenti i Italisë, Mattarella, Mbretëresha e Belgjikës, Mathilde, Patriarkë dhe Liderë fetar, personalitete të Kulturës dhe Aktivistë të Paqes nga 55 vende të botës. Takimi synon të nxisë dialogun ndërfetar, bashkëjetesën dhe solidaritetin mes popujve në kohë tensioni e konflikti global. “RIZBULIMI I RRUGËS DREJT BASHKIMIT TË KRISHTERË” I. Tema e bashkimit të krishterë përbën një veprim të guximshëm që lidhet drejtpërdrejt me kërkimin e paqes në botën tonë. Për të kuptuar udhëtimin drejt bashkimit, duhet së pari të diagnostikojmë rrënjën e ndarjes. Le...