edi rama-princi i kurores
ARABI SAUDITE- Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Arabisë Saudite, ku ësht pritur në Riad nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, zëvendësguvernatori i Riadit. Kreu i qeveisë shqiptare do të marrë pjesë në edicionin e 9-të të forumit Future Investment Initiative.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga takimi me Princin e Kurorës. Kryeministri shprehet se në takim kanë folur për curinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vizitën e tij në Shqipëri vitin e ardhshëm
“Riad – Në Pallatin Mbretëror me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin Mohammed bin Salman Al Saud, për ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vizitën e tij në Shqipëri vitin e ardhshëm”, shkruan Rama.
