Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Opozita e kryqëzon, Dumani ia mbath nga salla me lejen e Peleshit
Pasi e mbrojtën fillimisht duke mos lejuar pyetje verbale, por vetëm me shkrim, të cilave nuk iu përgjigj, i ngatërroi apo i shkurtoi, Altin Dumani iku nga salla e parlamentit, duke mos u përballur dot me opozitën. Pasi mbaroi fjalën e tij, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka njoftuar në mënyrë të beftë, që Altin Dumani që në fillim kishte deklaruar se, do të qëndronte deri në orën 19:00 në sallën e parlamentit, dhe më pas do të largohej pasi kishte një angazhim. E kjo duket një skemë e përgatitur nga Edi Rama dhe mazhoranca e tij, me qëllim që Altin Dumani të mos përballet me kritikuesit e tij më të mëdhenj, kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe deputetët e opozitës.