Emri/ E kërkonte policia e Kosovës për vrasje, kapet në Londër shqiptari, nis procesi i ekstradimit

Emri/ E kërkonte policia e Kosovës për vrasje, kapet në Londër shqiptari, nis procesi i ekstradimit

Ka marrë fund arratia e një të kërkuari nga policia e Kosovës i akuzuar për vrasje. Duke iu referuar dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve në Londer, thuhet se përpara kësaj gjykate ka dalë Xhemajl Nuhiu, 47 vjeç. Ai është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës pasi akuzohet se më 11-8-2025 kreu vrasjen e Muhamet Matoshit. Nuhiu është arrestuar nga skuadra e gjurmit të të kërkuare në policinë Metropolitane në Londër. Sipas raportimeve në Gusht 2025 të mediave në Kosovë “njësia e Hetimeve të Përgjithshme, që vepron në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim të prokurorisë kompetente, kërkon ndihmën e qytetarëve për të ofruar informacione që do të ndihmonin në lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për vrasjen që ndodhi...