Dumani: Patronazhimi nuk është krim, penalizojeni me ligj këtu në Kuvend dhe më pas vepron SPAK

Dumani: Patronazhimi nuk është krim, penalizojeni me ligj këtu në Kuvend dhe më pas vepron SPAK

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani tha në Kuvend se Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë hapa hetues mbi vendimin e qeverisë për faljen e gjobave para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe është konkluduar me mosfillim të procedimit penal. “Sa i takon çështjes së gjobave, është hetuar dhe është vendosur mosfillim i procedimit penal. Prokurori i çështjes e ka konkluduar me mosfillim procedimi penal. Nuk është ankimuar në gjykatë”,- tha Dumani. Akuzave të deputetit demokrat Flamur Noka për rrjetin e patronazhimit të Partisë Socialiste, Dumani iu përgjigj se përsa kohë nuk ekziston vepra penale e korrupsionit aktiv apo pasiv, nuk mund të ketë ndërhyrje të SPAK. “Sa i takon patronazhistëve, në momentin që patronazhisti evidentohet në rolin që ju përshkruani, që përfshin legalizim, shpërndarje parash apo...