makina e ish-deputetes zhani gjergji
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zhani Gjergji, habiti jo pak shqiptarë, teksa njoftoi detyrën e saj të re në krye të Spitalit Rajonal ‘Dr. Xhaferr Kongoli’ në Elbasan. Lëvizja e saj që habiti kryesisht demokratët, duket se po vijon të habisë ende qytetarët, por ketë herë në një formë tjetër.
Gjergji, tashmë drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit, ka shkaktuar shqetësim për banorët e pallatit në Tiranë, ku banonte. Makina e ish-deputetes, e parkuar te tuneli i pallatit, është kthyer në një shqetësim për banorët, pasi i pengon të lëvizin lirshëm.
Siç duket edhe në foton e mëposhtme, në xhamin e makinës së Gjergjit është akoma bexhi i kuvendit, ku lexohet ‘leje parkimi’.
makina e ish-deputetes gjergji
572888990 122202610952287763 4455588615960003306 n
571111076 122202610958287763 4417156083517081840 n
