Altin Dumani
TIRANË- Altin Dumani, kreu i SPAK, po vijon t’u përgjigjet pyetjeve të ligjvënësve nga foltorja e Kuvendit. Deputetët e opozitës e kanë pyetur lidhur me mënyrën e trajtimit të një kallëzimi nga ish-ministri i Brendshëm Taulant Balla, për çështjen “Partizani”. Demokratët e kanë cilësuar kallëzim të rremë, ndërsa Dumani ka sqaruar se është në vlerësimin e Prokurorëve që kanë hetuar çështjen penale në fjalë për të konkluduar që jemi para kallëzimit të rremë.
Pyetje: Si ka mundësi që Taulant Balla, beri kallëzim të cilit u provua që ishte i rremë dhe nuk është thirrur në SPAK qoftë edhe një herë?
Altin Dumani: Është në vlerësimin e Prokurorëve që kanë hetuar çështjen penale në fjalë për të konkluduar që jemi para kallëzimit të rremë, apo para një kallëzimi që ka substancë dhe vlerësohet nga ata për qëllimet e hetimit paraprak!
