altin dumani
TIRANË- Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani nuk i ka shpëtuar pyetjes lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta. Deputeti i Partisë së Lirisë (PL), Tedi Blushi, e pyeti se pse SPAK e shmangu BKH dhe i la dorë të lirë policisë për arrestimin e Metës. Dumani u shpreh se arrestimi i Metës ishte përgjegjësi e policisë dhe jo e Prokurorisë.
Pyetja e Blushit: Pse BKH-ja e shmangu marrjen pjesë në atë shoe politik gjatë arrestimit të Metës?
Altin Dumani: Sepse Policia e Shtetit, është përgjegjëse për ekzekutimin e masave të sigurimit. E thashë edhe në përgjigje të pyetjeve të mëparshme nga disa deputetë.
Sa i përket kalimit të dosjes së arrestimit të Metës nga SPAK tek Prokuroria e Tiranës, Dumani tha se kjo dosje është kompetencë e Prokurorisë së Përgjithshme.
“Sepse është kompetencë e Prokurorisë së Përgjithshme. Është taksative dhe e qartë që nuk mund ta hetojmë ne atë vepër penale, por edhe subjektet e veprës penale nuk janë në kompetencë të SPAK”, u shpreh Dumani.
