Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Pse Rama është shpallur i paprekshëm?”/ Dumani i përgjigjet deputetit të opozitës: Për SPAK nuk kanë rëndësi emrat, por…
Gjatë paraqitjes së raportit vjetor të veprimtarisë së SPAK për vitin 2024 në Kuvend, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, u pyet nga deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili kërkoi shpjegime mbi arsyet pse, sipas opozitës, kryeministri Edi Rama “është i paprekshëm” nga drejtësia. Dumani theksoi se për SPAK nuk ka persona të paprekshëm, duke nënvizuar se çdo hetim kryhet mbi bazën e provave dhe jo të emrave. Boçi: Pse SPAK e ka shpallur të paprekshëm Edi Ramën? Pse nuk mban ai përgjegjësi penale për çështjet e mësipërme? Dumani: Për SPAK nuk ka të paprekshëm, nuk kanë rëndësi emrat por provat Boçi: A i keni dëgjuar ju ultimatumin e kryeministrit Edi Rama në shkurt 2025, që SPAK më detyroi të dal në...