Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Dumani: SPAK ka hetuar 71 persona për 3 inceneratorët, Veliaj ende nën hetim
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Altin Dumani, raportoi sot në Kuvend mbi hetimet për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Dumani deklaroi se deri tani janë hetuar 71 persona në kuadër të këtyre procedimeve penale. Hetimet përfshijnë verifikimin e veprave penale dhe identifikimin e individëve të tjerë që mund të jenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit, procedimet penale kanë kaluar të gjitha fazat e shqyrtimit gjyqësor dhe kanë marrë një kualifikim ligjor nga SPAK. “Po hetohet edhe për fakte penale dhe persona të tjerë, për t’i trajtuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Lidhur me inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit, këto dy procedime penale kanë kaluar të gjitha fazat e shqyrtimit gjyqësor dhe...