“Nën hetim 33-ish zyrtarë të lartë”/ Dumani në Kuvend: 19 zyrtarë janë dërguar për gjykim

“Nën hetim 33-ish zyrtarë të lartë”/ Dumani në Kuvend: 19 zyrtarë janë dërguar për gjykim

Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi në Kuvend se në vitin 2024 janë vënë nën hetim 33 ish-zyrtarë të lartë. “Lufta kundër krimit të organizuar edhe për këtë vit, krahasuar me vitin paraardhës, ka shënuar arritje të rëndësishme me një rritje prej rreth 18,8% të regjistrimeve të këtyre procedimeve penale. Po kështu, është rritur edhe numri i personave të cilët janë nën hetim për këto procedime me rreth 21,6%, krahasuar me vitin 2023. Nga ana tjetër, ka një rënie me rreth 7,3% të çështjeve të dërguara për gjykim për shkak të volumit dhe kompleksitetit të tyre. Për sa i përket luftës kundër korrupsionit, Prokuroria e Posaçme ka ndjekur një qasje aktive duke hetuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë vitit 2024, rezultojnë të...