Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Sarkozy u hetua 5 vite në liri, Netanyahu…”, Xhafaj sjell në Kuvend shembujt nga jashtë, kritika prokurorëve: ‘Arrestet me burg’ në Shqipëri, të larta
Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj ka sjellë sot në foltoren e Kuvendit tre shembuj të arrestimeve të politikanëve të njohur të huaj, për të treguar se së pari ligji është mbi të gjithë, dhe po ashtu për të treguar se hetimet ndaj tyre janë bërë me profesionalizëm dhe humanizëm. Ai u ndal te arrestimi i ish-presidentit dhe ish-kryeministrit francez, Nicolas Sarkozy dhe François Fillon, e po ashtu dhe te hetimi ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. “Gjatë muajve të fundit bota politike dhe sistemi i drejtësisë është përballur me disa shembuj që na ofrojnë leksione… Sarkozy u hetua në gjendje të lirë për 5 vite, ish-kryeministri francez po ashtu u dënua për punësime fiktive në parlament, Netanyahu përballet prej vitesh në gjendje të lirë për...