Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Aksidenti në Kavajë/ Përplasi për vdekje me makinë këmbësoren, arrestohet 19-vjeçari
Policia e Durrësit ka arrestuar sot 19-vjeçarin, i cili përplasi për vdekje me këmbësoren 56-vjeçare. Aksidenti i rëndë u ndodhi ditën e djeshme, në rrugën “Skënderbeu”, në Golem. 19-vjeçari, humbi kontrollin e automjetit të cilin po drejtonte dhe aksidentoi për vdekje këmbësorën 56-vjeçare. Mbi 19-vjeçarin e arrestuar rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Njoftimi i policisë Në vijim të informacionit paraprak të dhënë paraditen e djeshme, mbi aksidentin në Golem, me pasojë vdekjen e shtetases Sh. Sh., ju informojmë se shërbimet e Policisë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit që përplasi këmbësoren, shtetasit R. F., 19 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të...