Raporti 2024, Altin Dumani në Kuvend: Puna e SPAK është vlerësuar nga BE dhe DASH

altin dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Altin Dumani po prezanton në Kuvend raportin e veprimtarisë së SPAK për vitin 2024. Dumani tha se puna e SPAK është vlerësuar në progres-raportin e Bashkimit Evropian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kryeprokuroi theksoi se është përmisuar indeksi i perceptimit të korrupsionit, ku Shqipëria vlerësohet me 42 pikë. 
“Në Indeksin Global të Korrupsionit për vitin 2024, Shqipëria vlerësohet me 42 pikë, duke e përmirësuar indeksin e perceptimit të korrupsionit me 5 pikë në raport me një vit më parë. Transparency International ka njohur rolin e SPAK në rritjen e besimit të publikut. SPAK i ka dhënë një rëndësi të veçantë hetimit pasuror dhe financiar. Në këtë kontekst, është forcuar Sektori i Hetuesve Financiarë nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve njerëzore kryesisht në hetimet financiare dhe pasurore me veprime komplekse brenda dhe jashtë vendit ku përfshihen edhe veprimet me kriptovaluta. Gjatë vitit 2024, me asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë është finalizuar nxjerrja e një udhëzimi të përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale për kryerjen e hetimit financiar dhe pasuror në SPAK”, tha ai.