Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Sanksionet ndaj naftës ruse, Orban pritet të takohet me Presidentin Trump
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të bisedojë edhe për sanksionet amerikane ndaj kompanive ruse të naftës gjatë takimit me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Uashington javën e ardhshme, tha të hënën ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto. Trump, i cili është aleat i ngushtë i liderit hungarez, vendosi javën e kaluar sanksione ndaj Rusisë për herë të parë në mandatin e tij të dytë, duke i shënjestruar kompanitë Lukoil dhe Rosneft, në përpjekje për të ushtruar trysni ndaj Moskës që ajo ta pranojë armëpushimin në Ukrainë. Vendimi i Trumpit ka ngritur dilema për Hungarinë dhe Sllovakinë, pasi ato janë blerëset më të mëdha të naftës ruse në Bashkimin Evropian. Ato gjithashtu kishin siguruar më parë përjashtime nga kufizimet e BE-së. Orban...