Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Inspektorët bashkë me të arrestuarin kthyen lokalin në ‘bazë’ për lojëra fati, njëri ‘spiunonte’ të dhënat e mjeteve
FOTO ILUSTRUESE ELBASAN-Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masa sigurie për tre punonjës policie në Elbasan. AMP njofton se dy inspektorët, Hysen Duka dhe Gëzim Duka pas një hetimi disa mujor rezultuan se në bashkëpunim me një person të arrestuar në mars të 2025, kthyen ambjentet bar-kafe në pronësi të tyre në bazë për vendosjen e lojërave të fatit. Ndërkohë efektivi tjetër, Ervin Shimplaku përmes sistemit elektronik të gjobave “E-GJOBA” të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë. Konkretisht për punonjësit e Policisë është vendosur masa “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Ata akuzohen për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”, e kryer në bashkëpunim, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. NJOFTIMI:...