Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Britani i akuzuari i GJKKO, pritet ekstradimi i 30-vjeçarit (EMRI)

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Britani i akuzuari i GJKKO, pritet ekstradimi i 30-vjeçarit (EMRI)

xhuljano hoxha TIRANË- Një 30-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Britani të Madhe. Xhuljano Hoxha akuzohet për si pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve. Në prill të këtij viti, GJKKO i kishte caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për kultivim të narkotikëve, grup i strukturuar dhe kryerja e veprave nga organizata kriminale. Nga hetimet dyshohet se 30-vjeçari është pjesëtar i grupit kriminal që u godit në nëntor të 2022, ku në fshatin Drenovicë të Beratit, policia sekuestroi 870 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.  Njoftimi: Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit të koduar “The ëanted”, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet në Mbretërinë e Bashkuar dhe arrestohet me...