Prokurori e pret në SPAK për t’i komunikuar akuzën, Balluku publikon video nga Bukureshti

Prokurori e pret në SPAK për t’i komunikuar akuzën, Balluku publikon video nga Bukureshti

Ndërsa këtë të hënë prokurorët e SPAK e prisnin në Tiranë për t’i komunikuar akuzat që lidhen me hetimin e nisur pas zbulimeve në celularin e ish-vartësit të saj, Ervis Berberi, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka zgjedhur të jetë larg zyrave të drejtësisë shqiptare. Nga Bukureshti, ku ndodhet për një takim informues me homologët e saj të Bashkimit Evropian, Balluku ka ndarë në rrjetet sociale një reel ku flet për bashkëpunimin energjetik me Rumaninë. Ajo thekson se e ka informuar ministrin rumun të energjisë për situatën në Shqipëri, duke përmendur se 10% e prodhimit vjen nga fotovoltaikët dhe 90% nga hidrocentralet. Por ndërsa në rrjete sociale “Bela” tregon punën dhe angazhimin e saj ndërkombëtar, në Tiranë pyetjet për të shtohen: A do të paraqitet në SPAK?...