Binaj denoncon sheshin me inerte në Tiranë: Kur humori takon realitetin

Binaj denoncon sheshin me inerte në Tiranë: Kur humori takon realitetin

Kandidati i pavarur Florjan Binaj, ka zbuluar një “lulishte” me inerte në kryeqytet. Po bëjmë shaka… Bëhet fjalë për një shesh me inerte e cila qëndron në mes të rrugës “Xhanfize Keko”, ku mijëra qytetarë të kryeqytetit kalojnë me fëmijët dhe ku ndotja është alarmante. Përmes humorit që e karakterizon, Binaj e përshkruan videon kështu: Siç mund ta shihni, këtu të mbush me frymë lule bukëpeshku, lule llamarine, lule drrase lulebetoni, lule leshixhami, lule leshiguri. Me një dizajn shumë elegant, të arkitektëve italianë, Xhorxho lafasulja dhe Xhuljano Lagrumi”. Ndiqni videon: