200 dronë gjatë natës, Ukraina sulmon Rusinë, mbyllen dy aeroporte të Moskës

200 dronë gjatë natës, Ukraina sulmon Rusinë, mbyllen dy aeroporte të Moskës

Gati 200 dronë lëshoi Ukraina gjatë natës drejt Rusisë, duke detyruar mbylljen e përkohshme të dy prej katër aeroporteve të Moskës. Informacione të sakta mbi dëmet, ende nuk ka. Kievi e ka bërë të qartë më parë se sulmet e tij kanë për qëllim shkatërrimin e infrastrukturës kyçe që ndihmon agresionin rus ndaj vendit fqinj, siç janë aftësitë e saj për prodhimin e naftës. Sipas autoriteteve ukrainase, këto veprime janë pjesë e një strategjie të re për të “dobësuar makinerinë luftarake të Kremlinit” dhe për t’i treguar Moskës se lufta nuk është më e kufizuar brenda kufijve të Ukrainës. Sulmet ndodhin në një kohë kur lufta ka hyrë në vitin e tretë, me frontet e betejës që mbeten të ashpra. Sulmi ndodhi pak kohë pasi...