Arjan Ndoja – Prokurorit të Përgjithshëm: Kriminaliteti është rritur me 30%, po shkojmë drejt një sistemi hakmarrës

Arjan Ndoja – Prokurorit të Përgjithshëm: Kriminaliteti është rritur me 30%, po shkojmë drejt një sistemi hakmarrës

Deputeti Arjan Ndoja ka reaguar pas raportimit të Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela në Kuvend, duke ngritur disa shqetësime që, sipas tij kanë interes publik. Në fjalën e tij, Ndoja theksoi se në një vend ku shpopullimi po rritet ndjeshëm, kriminaliteti është shtuar me 30 deri në 32 për qind, çka, sipas tij, tregon ose për një rritje të efikasitetit të organeve ligjzbatuese, ose për përkeqësim të situatës kriminale si pasojë e politikave qeverisëse. Ai vlerësoi qëndrimin e Çelës për mënyrën e hartimit të Kodit të ri Penal, por paralajmëroi se vendi po shkon “nga parimi i humanizmit drejt një karakteri hakmarrës”, duke reflektuar një klimë të dhunshme që po prek çdo segment të shoqërisë. Ndoja u ndal edhe te kushtet e punës për magjistratët,...