Një studim ka zbuluar se stina kur ke lindur formon karakterin tënd dhe s’ka lidhje me horoskopin

Një studim ka zbuluar se stina kur ke lindur formon karakterin tënd dhe s’ka lidhje me horoskopin

Data e lindjes dhe personaliteti? Tingëllon si astrologji, apo jo? Por në të vërtetë, studimet kanë treguar se njerëzit e lindur në dimër, pranverë, verë dhe vjeshtë kanë tipare të ndryshme që lidhen drejtpërdrejt me stinën kur kanë ardhur në jetë Një studim i Universitetit Semmelweis në Hungari, i udhëhequr nga profesoresha Xenia Gonda, ka zbuluar se ekziston një lidhje e qartë midis muajit të lindjes, humorit dhe personalitetit të njeriut. Ajo anketoi 366 studentë universitarë – 258 meshkuj dhe 108 femra dhe i ndau sipas stinë­s së lindjes, duke identifikuar katër tipe kryesore personaliteti: temperamental, energjik/pozitiv, i qetë dhe me prirje ndaj depresionit. Sipas profesoreshës Gonda, “studimet biokimike kanë treguar se stina e lindjes ndikon në nivelet e neurotransmetuesve si dopamina dhe serotonina dhe ky efekt është i dukshëm edhe në moshë të rritur”. Ajo shtoi se periudha e lindjes mund...