Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Arrestimi i avokatit në Elbasan, Kryeperokurori Çela: Masa ishte ekstreme dhe e pajustifikueshme
Një nga pyetjet në Parlament nga deputetët e opozitës ishte ajo që lidhej me incidentin e ndodhur ditë më parë në Gjykatën e Elbasanit, ku u prokurori i një prej dosjeve kërkoi arrestimin e avokatit Ulian Barjami për kanosje dhe kërcënim në seancë. Mbrojtësi ligjor u lirua nga paraburgimi gjatë masës së sigurisë, por ngjarja shkaktoi shumë bujë dhe reagime të forta politike. Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela u përgjigj se ky ishte një rast për reflektim dhe sa për çështjen po pritej përfundimi i inspektimit nga ILD-ja. Por ai nënvizoi se u ka kërkuar prokurorëve që të jenë të butë me masat shtrënguese të arrestit me burg. Sipas tij, masa e izolimit duhet të jetë e fundit që aplikohet, në varësi të veprave penale....