Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Kryeprokurori në Kuvend: Pastrimi i parave në Shqipëri patjetër që është një fenomen i dukshëm! 10.001 dënime gjatë 2024-ës
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela prezantoi sot në Kuvend “Raportin përmbledhës mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024”, Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në sallë, pohoi se pastrimi i parave në Shqipëri patjetër që është një fenomen i dukshëm. Ai theksuar sfidat e vazhdueshme për sistemin e drejtësisë dhe për shkak të numrit të ulët të prokurorëve pas procesit të rivlerësimit kalimtar. Çela tha se “gjatë vitit 2024 janë trajtuar 61.167 materiale në shqyrtim, një rritje prej 10,52% krahasuar me 2023. Janë ndjekur gjithsej 47.576 procedime penale, nga të cilat 24.956 janë regjistruar për herë të parë. Sipas tij, numri më i madh i procedimeve penale të regjistruara rezulton në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion...