Trump: Putin duhet të ndalë luftën në Ukrainë e jo të testojë raketa

Trump: Putin duhet të ndalë luftën në Ukrainë e jo të testojë raketa

Presidenti amerikan, Donld Trump, tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, duhet t’i japë fund luftës në Ukrainë në vend se të testojë raketa me kapacitet bërthamor. Udhëheqësi amerikan shtoi se vendi i tij e ka të pozicionuar një nëndetëse bërthamore afër brigjeve të Rusisë. Një ditë më parë, Putin tha se Rusia ka testuar me sukses raketën lundruese, që funksionon me energji bërthamore, Burevestnik – armë me kapacitet bërthamor që Moska pretendon se mund të depërtojë në çdo mburojë mbrojtëse. Putin tha se shteti do të lëvizë drejt dislokimit të kësaj arme. Moska tha se raketa 9M730 Burevestnik (e njohur si Storm Petrel) kishte fluturuar 14.000 kilometra. I pyetur në bordin e avionit presidencial për testimin e raketës, që NATO e ka quajtur...