Zbardhet dëshmia e Gjon Shkambit në Apel: Nuk kisha dijeni për armën e nipit, do ta kisha parandaluar

I vënë nën akuzë për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, Gjon Shkambi ka folur sot në seancën gjyqësore të zhvilluar në Apel.

Duke i shprehur ngushëllimet familjes së gjyqtarit të ndjerë, Gjon Shkambi është shprehur se nuk kishte dijeni për veprimin që do të kryente nipi i tij. Në të kundër është shprehur Gjon, do ta kishte parandaluar krimin e ndodhur në një institucion drejtësie.

“I shpreh ngushëllime familjes së gjyqtarit kalaja dhe kolegëve të tij. Nuk kam patur dijeni që nipi im të ketë patur armë, ta dija do e kisha parandaluar. Unë kam konflikte me vëllezërit e mi ndaj ma kanë vënë pas nëpër gjyqe nipin tim Elvisin pasi dyshonin se t’u bëja dredhira. Nuk kam pasur ndërmend ti zgjidhja me dhunë këto gjëra pasi kam 30 vjet që kam zgjedhur rrugën gjyqësore. Nëse do kisha zgjedhur dhunën, do e kisha bërë më përpara”, ka deklaruar Gjon Shkambi para gjykatës në Apel.