Ministria e Shëndetësisë: 45 mijë vajza janë vaksinuar kundër virusit HPV, nga janari 2026 nis edhe te meshkujt

Ministria e Shëndetësisë: 45 mijë vajza janë vaksinuar kundër virusit HPV, nga janari 2026 nis edhe te meshkujt

Afro 45,000 vajza të moshës 13-20 vjeç kanë aplikuar vaksinën kundër virusit HPV gjatë 5 viteve të fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 10 mijë prej tyre janë vaksinuar vetëm gjatë këtij viti. Nga janari 2026, në Kalendarin Kombëtar të Vaksinimit kundër virusit HPV do të përfshihen edhe djemtë e moshës 13 vjeç. Mjekja Rovena Daja, bën me dije se njihen mbi 150 lloje të virusit të HPV-së, ku shumica prej tyre nuk janë të rrezikshëm. “Kemi viruset 6 dhe 11 që janë shkaktarët e lythave gjenitalë, si te meshkujt dhe te femrat. Viruset 16 dhe 18 janë ato që në 70% të rasteve japin kancer të qafës së mitrës te femrat. Por, HPV është më i rrezikshëm edhe te meshkujt, pasi ata janë bartës, transmetues,...