Bashkia Elbasan dhe Universiteti organizojnë Konferencën Ndërkombëtare për Demokracinë

Bashkia Elbasan dhe Universiteti organizojnë Konferencën Ndërkombëtare për Demokracinë

Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan u zhvillua sot Konferenca Ndërkombëtare “Democracy at Crossroads: Resilient Cooperation and Peacebuilding”, e organizuar nga Peace Volunteering Network (PVN) në partneritet me universitetin. Aktiviteti solli në fokus forcimin e demokracisë, dialogun ndërsektorial dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare dhe transparencës në qeverisjen lokale. Konferenca u hap me përshëndetjet e Rektores Znj. Elvira Fetahu, e cila foli për rëndësinë e demokracisë dhe rolin e qytetarëve në zhvillimin e komuniteteve, kryetarit të Bashkisë, Gledian Llatja, dhe të Drejtores Ekzekutive të PVN, Oltiana Rama. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë Tone Skindlo Taraldsen, koordinatore e përgjithshme e Arendal Ëeek në Norvegji, Znj. Frederique Hanotier nga Delegacioni i BE-së për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë, dhe Z....